Elis Bakaj ish sulmuesi i Tiranës është transferuar drejt Kroacisë, ku sezonin e ardhshëm do të aktivizohet me skuadrën e RNK Split. Futbollisti prej javësh i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore. Tashmë lojtarët kanë marrë pushimet. Duket se dhe Elisi do ti kalojë atje këto ditë verore, pasi është shfaqur në detin kroat duke pushuar.
Ky do të jetë një tjetër sezon jashtë kompeticioneve europiane për Bakajn pasi RNK Split nuk aktivizohet në Europë, duke qenë se e mbylli kampionatin në vendin e gjashtë sezonin e shkuar.
Në dy sezonet e fundit me Tiranën sulmuesi arriti të shënonte 27 gola.