Ditën e sotme Elis Bakaj është bërë baba për herë të parë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Vogëlushja e lindur në datën 19, numri i fatit për Bakaj i cili e ka mbajt gjithmonë në fanelë, është pagëzuar me emrin Alison.
"19 ka qenë gjithmonë numer me fat per mua dhe ne 19-01-2020 eshte dita me e bukur e jetes time. Alison mirë se erdhe ne jeten tone shpirti babit. Babi dhe mami lut zotin qe te japi shendet dhe te japi cdo gje qe ti deshiron ne jeten tende. Babi do bej cdo gje qe ti te jesh e lumtur. Faleminderit Zot!", shkruan Bakaj në Instagram.

Poll