
Ekipet e Superiores që nuk kanë angazhime europiane po mundohen që të mbajnë formën me anë të ndeshejeve miqësore.
Ditën e sotme Skënderbeu luajti përballë ekipit të Elbasanit. Këta të fundit kanë bërë një merkato jashtëzakonisht të madhe dhe kjo vërehet dhe ne ndeshjet që ata zhvillojnë. Elbasani arritit t’i “rrëmbentë” një barazim 2-2 ekipit korçar. Për Skënderbeun shënuan Rashica dhe Nikaj, teksa për verdheblutë realizoi dy herë Ajazi.
Një ndeshje që iu vlen shumë trajnerëve respektivë për të parë se ku qëndrojnë ekipet e tyre.
Poll