
Që do të përbënte bujë fakti se shumë prej lojtarëve kosovarë po zgjedhin të “emigrojnë” nga Shqipëria drejt Kosovës, kjo nuk diskutohej. Por çështja tashmë ka marrë edhe përmasa më të mëdha dhe ka kaluar në rrugë institucionale.
Së fundmi, organizata Gjergj Kastrioti ka dërguar një letër drejt kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, atij të Kosovës, Isa Mustafa dhe dy presidentëve të federatave përkatëse të futbollit, Armand Dukës dhe Fadil Vokrrit. Kërkesa kryesore është krijimi i një Lige dhe një Kombëtare.
Sipas asaj që lexohet në arsyetimin e përdorur për këtë kërkesë, shqiptarët nuk duhet të kenë motiv të përçahen e sidomos në sport, ndërsa Kombëtaren e Kosovës e cilësojnë si një ekip që nuk e mbështet askush. Ja letra e plotë:
[gallery columns="1" size="full" ids="27049"]