Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ekipi francez pranë rikthimit në garat europiane, por Milani u shuan “ëndrrën” (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi francez pranë rikthimit në garat europiane, por Milani u shuan

13 vjet më vonë, Toulouse mund të festonte kthimin e tyre në garat europiane. Të shtunën në mbrëmje do të luhet finalja e Kupës së Francës kundër Nantes, kompeticion që garanton kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League.

Megjithatë, vetëm teorikisht, duke qenë se rregulloret e UEFA-s mund t'i pengojnë francezët të luajnë në arenën ndërkombëtare, për një arsye të thjeshtë: Red Bird, pronar i Toulouse, është i njëjtë me qtë të Milanit.

Një pronar ka të drejtë të zotërojë disa klube futbolli në Europë, por këto klube nuk mund të marrin pjesë në të tre garat europiane në të njëjtën kohë. Ky ndalim zbatohet edhe nëse dy klubet konkurrojnë në gara të ndryshme, siç thuhet në nenin 5: "Asnjë person fizik ose juridik nuk mund të kontrollojë ose ushtrojë ndikim mbi më shumë se një klub që merr pjesë në garat e klubeve të UEFA-s".

Megjithatë, ekziston një shpresë, siç tregohet nga rasti i Leipzig dhe Salzburg, të cilët morën pjesë në Champions League në sezonin 2017/18 dhe madje përfunduan përballë njëri-tjetrit në Europa League sezonin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga