Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Egnatia në Superligë pas 16 vitesh, administratori Draga tregon planet për edicionin e ri: Nuk do të jemi vizitorë, duam Kupat e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia në Superligë pas 16 vitesh, administratori Draga tregon planet

Egnatia u ngjit ditën e djeshme zyrtarisht në Kategorinë Superore. Me fitore kundër Besës, skuadra rrogozhinase siguroi matematikisht elitën e futbollit shqiptar pas 16 vitesh. Në një prononcim për "Euronews Albania", administratori i klubit, Olsi Draga ka treguar planet për sezonin duke theksuar se Egnatia nuk do të jetë kalimtare në Superligë, por do të ndërtojnë një skuadër për të arritur Kupat e Europës.

"Që nga fillimi i sezonit, ekipi u ndërtua për të qenë konkurrues dhe për të dalë kampion në grupin B të Kategorisë së Parë, ku kemi pasur shumë ekipe me histori dhe ishin të denja për të konkurruar në këtë ligë. Ne ia dolëm. Dje fituam me Besën dhe matematikisht jemi në Superligë dhe objektivi ynë është që Superligë jo vetëm ta vizitojmë, por edhe të konkurrojmë denjësisht atë dhe pse jo për të marrë pjesë në Kupat e Evropës në sezonin që vjen", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga