Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Egnatia do krahasohet me pretendentët”, presidenti Demrozi “thumbon” Partizanin: Nuk do ja pranoja vetes...

Shkruar nga NEWSPORT
“Egnatia do krahasohet me pretendentët”, presidenti Demrozi

Egnatia ka qenë aktive në merkaton e verës, duke afruar lojtarët të cilët janë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore. Presidenti Agim Demrozi i është përgjigjur nevojave, teksa trajneri Edlir Tetova ka për detyrë t’i marrë më të mirën grupin.

Numri 1 i klubit rrogozhinas foli dhe për skuadrat shqiptare, duke thënë se eleminim të shpejtë nuk do ja pranonte vetes. Partizani është skuadra e vetme e eleminuar nga Europa, pasi rrugëtimi i Tiranës po vazhdon në Conference League.

Presidenti i Egnatias e vlerëson Edlir Tetovën në stol, pasi ka një plan të detajuar, ndërsa thotë që klubi i tij për nga investimet mund të krahasohet me klubet pretendente.

Fjala e Agim Demrozit për emicionin “Skaner” në MCN TV:

Skuadrat shqiptare në Europë? Nuk do ia pranoja kurrë vetes, një eliminim aq të shpejtë, sepse investimet që kanë bërë skuadrat, kanë qenë të mëdha. Megjithatë futbolli i ka këto, por unë nuk do ia pranoja vetes. Emri nuk varet vetëm nga qyteti, por edhe nga drejtuesit. Unë jam i bindur që kemi bërë një punë shumë të mirë.

Skuadra të lehta nuk ka në Shqipëri. Edhe Ballshi edhe Shijaku, do bëjnë një kampionat dinjitoz. Dinamo ka dhënë historinë për futbollin shqiptar, ashtu si edhe Skënderbeu. Keqardhje për që këto dy ekipe nuk do jenë pjesë e elitës.

Nëse fillojmë me ndeshjet e forta që në fillim, aty shihet sa është fuqia ime. Këtë vit, Egnatia mund të krahasohet me ekipet e tjera dhe pretendente, për nga investimi.

Skuadër e vogël nuk jemi, por eksperienca e vitit të parë në Superiore, na bëri të zbresim me këmbë në tokë. Këtë vit kemi bërë zgjedhjet e duhura dhe synojmë Europën. Objektivi primar i Egnatias është Europa. Bashkë me trajnerin kemi zgjedhur lojtarët e duhur, të cilët na kanë bindur. Shpresojmë që më zgjedhjet e bëra, të kapim Europën. Për sa i përket ekipeve të tjera, gara është e gjatë dhe kush ka vullnet dhe dëshirë shkon deri në fund.

Nervozizmi fillon të rritet, por edhe ne me gjyqtarët çfarë të bëjmë?! Gjyqtarët një herë e shikojnë, një herë jo. Njëherë e kemi në favor, njëherë në disfavor dhe nuk më pëlqen të bëjmë polemika.

Zgjodhëm një trajner të ri, sepse ma mbushi mendjen. Ishte i vetmi nga ata që kontaktuam, që erdhi me një plan të detajuar. Jam i bindur që do ecim mirë. Çfarë ka pasur nevojë ekipi, i kemi marrë. Ardhjet janë bërë nga stafi, i kam dhënë besim atyre. Nuk kemi mbaruar me transferimet, presim edhe dy afrime të tjera, në mesfushë dhe në sulm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga