
Emanuel Egbo ka folur pas fitores 3-1 të Tiranës në transfertë në Ballsh. Trajneri i bardhebluve u shpreh i kënaqur për triumfin me Bylisin, teksa për mikrofonin e Supersport deklaroi:
“Normalisht është një ndjesi e mirë kur rikthehesh në fushë. Vazhduam atë punë që dimë të bëjmë më mirë. Nuk ka qenë diçka ndryshe. Kampionati ka rinisur, jemi futur sërish në atë valle. Është një ndjesi pozitive për të gjithë ne për të çuar deri në fund atë që kemi nisur.
Titulli? Normal është një fitore e rëndësishme. Bylis është një nga skuadrat më të forta në kampionat. Na ka mundur në fazën e parë këtu. 3 pikë është si një 6 pikësh që kemi fituar sot. Ka edhe 9 ndeshje, edhe 27 pikë në lojë. Do të jemi me këmbë në tokë, deri në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Ngoo? Nuk ka ndodhur asgjë me të. Çfarë po thua ti tani? Janë gjëra që ndodhin brenda familjes. Është një sulmues i mirë. E kemi sqaruar. Ai e di që do të gjuante penallti, por s’ka gjë për t’u shqetësuar. E duam njëri-tjetrin.
Protokolli i festimit? Delegati i ndeshjes na ka thënë se çfarë duhet të bëjmë. Nuk e respektuan si duhet, deri diku”, përfundoi ai.