Kombëtarja e Nigerisë zyrtarizoi trajnerin e ri ditën e diel më 15 maj. Portugezit Jose Peseiro ju besua drejtimi i përfaqësueses dhe zgjedhja e 62 vjeçarit nuk është pritur mirë nga vendasit. Për të qenë trajner, është kujtuar si alternativë dhe udhëheqësi i Tiranës drejt titullit kampion Emanuel Egbo.
Për këtë ka folur ish- trajneri i Nigerisë së femrave në futboll Ismaila Mabo, i cili kundërshton zgjedhjen e Federatës Nigeriane të Futbollit. Ai u shpreh se nigeriani Egbo do ishte njeriu i duhet për të qenë trajneri i ardhshëm.
“Kurrë nuk kam qenë mbështetës i të sjellurit trajner të huaj nga jashtë për të mbajtur kombëtaren tonë. Dhe nëse duan të sjellin një trajner nga jashtë, mund të marrin trajnerët vendas që po bëjnë mjaft mirë jashtë Nigerisë. Për shembull, dikush si Egbo do ishte zgjedhje shumë e mirë për të drejtuar kombëtaren. Është dikush që ka qenë në Europë për një kohë dhe ka eksperiencën dhe ka luajtur më parë për Nigerinë”, u shpreh Ismaila Mabo.
Egbo u bë trajneri i parë afrikan që fitoi një ligë europiane dhe luajti në kualifikueset e Champions League, pasi fitoi titullin kampion me Tiranën në vitin 2020.