
Edon Hsani ka folur për herë të parë pas transferimit te Sepahani në Iran. Hasani ka thënë për ëebsitin e klubit se ai është shumë i lumtur që do të luajë me Sepahanin, që është ekipi më i njohur në Iran.
"Jam shumë i kënaqur që do të luaj këtu, është një ekip i madh. Shpresoj që të arrijmë të marrim rezultate pozitive. Do të bëj maksimumin tim këtu."
Hasani i bëri dhe një thirrje tifozëve të Sepahanit që të shkojnë në stadium për të mbështetur ekipin.
"I bëj thirrje tifozëve të Sepahanit, që të vijnë në stadium dhe të mbështesin ekipin", përfundoi Hasani.
Poll