
Është mbyllur me sukses edhe i edicioni i 6-të për kursin e zhvilluar në Federatën Shqiptare të Futbollit në kuadër të formimit dhe paisje me licencë të "Drejtorëve Sportivë".
Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në Instagram, FSHF ka lajmëruar se janë diplomuar 21 kursantë, mes tyre edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.
"Mbyllet me sukses #edicioni i 6-të për "Drejtorët Sportiv". Janë diplomuar 21 kursantët, që ndoqën për dy javë me rradhë këtë kurs të organizuar nga #FSHF në ambjentet e shkollës së trajnerëve në Kamëz. Në këtë kurs merrte pjesë dhe ish-kapiteni", shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
[gallery columns="1" size="full" ids="310840"]
Poll