
Shqipëria fitoi ndaj Moldavisë me rezultatin 4-0 në transfertë. Fitorja më e thellë për Kombëtaren tonë në transfertë. Golin e fundit e shënoi pikërisht Rei Manaj i cili dha një intervistë pas ndeshjes për supersport:
"Ishte goli i kërkuar. Kisha dy tre ndeshje që doja të shënoja. Sot arrita të shënoja. Kryesorja ishte që po fitonim. Ne erdhëm këtu dhe bëm një ndeshje shumë të mirë donim një fitore të tillë. Si të bësh një gol të bukur si një gol kot, goli është gol. Kisha dëshirë të shënoja me Turqinë por futbolli i tillë është njëherë të ngre lart njëherë të ul poshtë.
Unë besoj se trajnerin e njohim të gjithë. Ka trajnuar ekipe të mëdhaja, është një trajner që na lë të bëjmë shumë gjëra të lira, unë kam raport shumë të mira. Kam fol pak pas ndeshjes, ishalla rinovon kontratën me Shqipërinë", tha Rei Manaj.