
Astrit Hafizi ka thënë në Kuqezi se rruga për në Botëror është e gjatë, paçka dëshirës së Shqiptarëve për një event të tillë. Ish-trajneri kuqezi ka vënë theksin te përqëndrimi, pasi as kjo ndeshje as tjetra nuk na çojnë në hapin final, pasi rruga është e gjatë edhe për vendin e dytë në play-off.
Për Hafizin, Reja nuk I qëndron fjalëve që thotë në konferenca, se merr lojtarët me më shumë minuta, pasi portierët tanë nuk luajnë me klubet e tyre, veç Selmanit.
"Ndonjë ndryshim të madh nuk ka, nuk flitet me sikur kështu sikur ashtu. Reja ka thënë se jemi munduar të marrim lojtarë që kanë minuta me klubet, kemi pasur probleme te portierët, asnjë nuk luan me ekipet e tyre, veç Selmanit. O thuaje këtë shprehje që do luajë kush ka më shumë minuta, o mos e thuaj. Pastaj thuaj që do marr atë që dua edhe mbyllet këtu. Kujtoj Panucin që mori një lojtar që nuk kishte minuta, Aliji, tha që nuk kishte klub dhe minuta po do gjente.
Nuk dal dot jashtë teknikës, ka disa thënie që Reja nuk I ka mbajtur pasi I ka thënë. Selmani në vend të portierëve? Po të krahasaojmë Berishën e 2016, ka qenë deçiziv që ne vajtëm atje, nuk ka munguar asnjë ndeshje, Berisha ishte njëshi. Këtu kujtoni Danimarkën me një pritje në fund. Unë I referohem fjalëve të Rejës që thotë për minutat, sepse I bie që do luante Selmani", tha Hafizi.