Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Edi REJA flet pas fitores: Do ishte e frikshme mos të merrnim 3 pikë, ja përse nuk e aktivizova XHAKËN

Shkruar nga NEWSPORT
Edi REJA flet pas fitores: Do ishte e frikshme mos të merrnim 3 pikë,

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, pas fitores 2-0 me Moldavinë, është shprehur për Supersport se kjo është një fitore që i rrit moralin skuadrës. Gjithashtu tekniku ka folur edhe për "çështjen" Xhaka.

"Na duhej fitorja. E arritëm dhe kjo na bën të ndihemi mirë. Nëse nuk do të kishim fituar, do të ishte pak më e frikshme. Xhaka? Unë kam një grup me 24 lojtarë. Xhaka ka luajtur mirë me Islandën, por unë duhet të shoh të gjithë lojtarët. Kemi nevojë për të parë lojtarët e tjerë. Duhet të provojmë. Në pjesën e parë nuk kemi përfituar dhe nuk konkretizuar. Kur ke disa raste për shënim dhe nuk shënon, më pas vuan. Megjithatë, kur ke besim dhe cilësi fizike, atëherë gjithçka mund të ndryshojë. Cikalleshi është lojtar që i jep frymëmarrje sulmit", është shprehur Edi Reja.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga