Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Edi REJA analizon ndeshjen me Islandën: Prisja të na dominonin, jam i kënaqur se shikoj shpirt skuadre

Shkruar nga NEWSPORT
Edi REJA analizon ndeshjen me Islandën: Prisja të na dominonin, jam i

Shqipëri fiton ndaj Islandës duke bërë autokritikë për lojën e zhvilluar me Francën. Një ndeshje fantastike e kuqezinjve, të cilët emocionuan çdokënd me ndeshjen e sotme. Trajneri Edi Reja pas ndeshjes foli për SuperSport duke analizuar ndeshjen:

Pjesa e dytë e vakët

"Po është e vërtet, hym në pjesën e dytë të përgjumësh. I falëm një gol atyre por prisja që në pjesën e dytë ata të dominonin për shkak të fizikut të tyre. Por ndodhi e kundërta dhe unë jam shumë i kënaqur nga rezultati. Me formacionin sot çunat më kënaqën që të gjithë. Kemi një mesfushë shumë teknike, Memushaj Bare Gjasula që na dha shumë mundësi para. U kënaqa që gjetëm lojtarë të rinj për të ardhmen.

Besimi për eleminatoret dhe vendi i dytë

"Kjo fitore na ndihmon shumë. Ajo që ndodhi në pjesën e dytë nuk duhet të ndodh më. Duhet të dyfishojmë forcat kur jemi në avantazh dhe jo të dorëzohemi, sepse jo gjithmonë do të na ndihmojë fati në të ardhmen"

Vazhdimi me Kombëtaren pas eleminatoreve

"Në fakt ky rezultat nuk ndikon shumë në të ardhmen time. Më pëlqen klima në skaudër. Më pëlqen të rris këta lotjarë. Kemi marr një rezultat të mirë por kemi dy ndeshje në të ardhmen me Turqinë dhe Moldavinë që duhet të bëjm mirë dhe më pas mund ti quajmë arritje.

 Nga krahu i majtë patëm disa probleme Gjimshiti kishte patur disa probleme dhe Hysaj kishte problme, kisha frikën e Bares dhe Memushajt për 90 minuta. Por ata që u futën në pjesën e dytë, dhanë maksimumin dhe bën më të mriën. Jam i kënaqur se shikoj shpirt skuadre. Ekipi ka formuar grup dhe kjo është ajo që kërkoj nga ekipi", përfundoi Edi Reja.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga