 
Ish-futbollisti i Milanit dhe përfaqësueses së Japonisë Keisuke Honda merr dhe një rol tjetër në futboll.
32-vjeçari ka pranuar ofertën e Federatës së Futbollit të Kamboxhias për të drejtuar përfaqësuesen aziatike në dy vite. Vetëm pak kohë pasi kishte firmosur kontratën e re si futbollist i ekipit australian Melbourne Victory.
Ai do të drejtojë Kamboxhian në Kupën e Azisë Juglindore në muajin dhjetor. Por impenjimi si trajner nuk do ta pengojë të luajë si futbollist.
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       