
Tifozët italian do duhet të presin vetëm pak ditë. Serie A nis me datën 19 shtator, ku në fushë do zbresin Fiorentina dhe Torino (18.00). Ky kampionat është një nga më të shikuarit në botë, gjë që e thonë edhe statistikat.
Juventus dhe Inter janë prentendentët kryesorë për të ngritur në fund trofeun. Bardhezinjtë dominojnë prej vitesh, ndaj ekipi nga Milano është i etur për sukses. Nuk përjashtohet mundësia që të kemi një fitues surprizë, me futbollin që është i paparashikueshëm ndonjëherë.
Poll