
Një video befasuese po qarkullon në internet ku shihet trajneri i Torinos, Ivan Juriç duke u rrahur me drejtorin sportiv, Davide Vagnati. “Calciomercato” ka shpërndarë në profilin zyrtar në Tëitter, momentin kur të dy kapen me njëri-tjetrin.
Nuk dihet arsyeja e kësaj përplaseje të turpshme, por në Itali dyshojnë se trajneri ka ofenduar lojtarët dhe presidentin. Një moment delikat për klubin e Torinos, skuadër me të cilën luan Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda i përfaqësueses së Kosovës. Më poshtë mund të shihni momentin kur dy zyrtarët e klubit rrihen me njëri-tjetrin.
#Torino , lite furibonda tra #Juric e il ds #Vagnati pic.twitter.com/1boZ1ejKAN
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 27, 2022
Poll