Tomislav Bushiç u rikthye në Shqipëri në këtë merkato vere, kur Flamurtari vendosi t’i besonte një vend në sulmin e skuadrës. Kroati ishte pjesë e Tiranës dy sezone më parë, pikërisht kur bardheblutë drejtoheshin nga Gugash Magani, i cili aktualisht është trajneri i Flamurtarit.
Por, ajo që bie në sy aktualisht me Bushiçin është mungesa e golave në ndeshjet miqësore që kanë zhvilluar vlonjatët. Me Tiranën dy vite më parë, sulmuesi kroat ishte njeriu gol në çdo ndeshje miqësore të bardhebluve, por në kampionat shënoi vetëm 4 gola. Ndërkohë që këtë sezon, Bushiçit mund t’i mungojnë golat në miqësore, por ndoshta fati mund t’i buzëqeshë në sfidat e kampionatit.