Ishte finalja e famshme e Botërorit të 2006 kur Zinedine Zidane ka bërë një nga veprimet më të pakëndshme të karrierës së tij, dhe që do të mbahet mend më gjatë. Gjuan me kokë Materazin dhe lë fushën e lojës duke u ndëshkuar me karton të kuq. Është një nga xhestet që dhe ai vetë s'do donte ta kishte bërë kurrë.
Mirëpo i nxitur nga fjalët e italianit e në gjakënxehtësi e sipër, ndodhi.
Në një reagim të djeshëm për mediat duke iu rikthyer ngjarjes, vetë Materazi ëshët shprehur se ka përdorur fjalë të pahijshme, por goditja e Zidan sipas tij ka qenë e nxituar.
‘’Falë atij xhesti unë kam qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë nga mediat. Madje kam vendosur të publikoj dhe një libër në lidhje me këtë. Fjalët e mija ishin të trasha, por nuk i kam përmendur nënën, siç ai ka thënë. Vetëm kam përmendur motrën. Unë dëgjoja përditë në rrugët e Romës fjalë edhe më të rënda sesa kaq, prandaj mendoj se reagimi i tij ka qenë i tepruar’’, ka thënë ndër të tjera Materazi.
https://www.youtube.com/watch?v=JF_e2tLF1Uk