Një histori mjaft të veçantë ka përjetuar ditët e fundit futbollisti i Flamurtarit, Ilir Berisha.
Para disa ditësh ai u martua, por nuk ka pasur mundësi t'i shijojë ditët e para të martesës ashtu si duhet duke shkuar për muaj mjalti. Kjo për faktin se skuadra e Flamurtarit është e grumbulluar për fazë përgatitore në Slloveni dhe Berisha kishte lejë të mungonte vetëm disa ditë. Madje për shkak të fazës përgatitore, shokët e tij të ekipit nuk patën mundësi të merrnin pjesë në dasëm.
Ditën e sotme ai i është bashkuar grupit në stërvitje. Mesa duket, trajneri Magani i ka ofruar Berishës që ta kalojë muajin e mjaltit bashkë me të dhe çunat e ekipit.
[caption id="attachment_24521" align="aligncenter" width="640"] Ilir Berisha (djathtas) në stërvitjen e sotme me Flamurtarin[/caption]