Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

E quajti "aksesor" dhe e shpërfilli në mes të studios, Alesia Bami ka dy fjalë për Albana Bejkon: Dështakët janë...

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrëmjen e djeshme në "Expuls" moderatorja e njohur e sportit, Albana Bejko tha se nuk gjen cilësitë e një gazetareje sporti te prezantuesja Alesia Bami.

Sipas saj, Alesia është shumë e bukur, por bota e sportit nuk ka nevojë vetëm për "aksesor në studio".

"Alesia është shumë e bukur, por në fushën e sportit nuk bën pjesë në gazetaret e sportit. Ajo çfarë synojmë ne të sjellim si frymë në Shqipëri është gazetare sporti dhe jo aksesor në fushën e sportit", tha Bejko në "Expulss".

Mesa duket kjo i ka shkuar në vesh Alesias, e cila nuk ka vonuar shumë dhe menjëherë ka reaguar ndaj kësaj deklarate të bërë nga kolegia e saj. Rrotull-rrotull pa përmendur emra Bami e quan Bejkon "dështake" e cila është gjithmonë gati për të gjykuar të tjerët , ndërsa ajo është gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar.

"Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, ndërsa dështakët janë gjithmonë të gatshëm për të të gjykuar! Paqe!", shkruan Alesia në postimin e saj në "Instagram".

Tags:

GOSSIP

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga