Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E priste Kosova, por zgjodhi Gjermaninë… Mërgim Berisha në “qiell të shtatë”: Ende s’kam arritur asgjë

Shkruar nga NEWSPORT
E priste Kosova, por zgjodhi Gjermaninë… Mërgim Berisha në

Mërgim Berisha ishte një nga lojtarët që kishte marrë ftesë për t’iu bashkuar Kosovës, por ai priste Gjermaninë. Në fakt përfaqësuesja gjermane nuk humbi kohë dhe sot publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar.

Pjesë e saj ishte dhe lojtari nga Kosova që po shkëlqen me skuadrën e Augsburg. Ai ka folur për kanalin zyrtar të klubit duke u shprehur mjaft i lumtur për këtë aventurë të re.

“Jam shumë i lumtur për ftesën, është një ëndërr që po bëhet realitet. Kam punuar gjatë dhe shumë për të, por unë e di gjithashtu që nuk kam arritur asgjë ende. Mezi pres sfidën për të qenë në gjendje të dëshmoj veten në ekipin kombëtar.

Faleminderit të gjithëve që më besuan gjithmonë dhe që më mbështetën gjithmonë. Do të bëj gjithçka që mundem për të shfrytëzuar këtë shans", tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga