
Cristiano Ronaldo vijon të mbetet në qendër të vëmendjes pas intervistës së dhënë së fundmi për mediet e huaja. Ylli portugez ndër të tjera ka zbuluar se ka qenë pranë transferimit te Manchester City.
Siç raporton ai, në vitin 2021 ka qenë pranë kalimit te “Qytetarët”. Ai ka deklaruar se ka qenë Alex Ferguson njeriu që ka ndikuar shumë në zgjedhjen e tij.
“Në vitin 2021 isha pranë transferimit në Manchester City. U befasova në atë kohë pasi ata bënë përpjekje të mëdha për të më marrë. Por, vendosi zemra ime, historia ime me Man Utd, me Sir Alex Fergusonin. Zemra ime foli me zë të lartë në atë moment”, ka thënë Cristiano Ronaldo për mediet e huaja.
Tashmë marrëdhënia e tij me trajnerin Erik ten Hag është e ftohur dhe në merkaton e dimrit do të largohet nga Manchester United.