Pritej të ishte në derbi, por ai nuk u paraqit me alibinë se kishte frikë nga virusi Korona. Në të tilla kushte, Partizani ”i dha dorën” Sormanit, me këtë të fundit që nuk do jetë më trajneri i të kuqve (zyrtarizimi ka ardhur sot). Në një intervistë për ”Tuttomercatoweb”, tekniku italian sqaron gjithçka. Sormani shprehet se futbolli kalon në plan të dytë, kur bëhet fjalë për shëndetin. Ndalimi i jetës futbollistike i ëshët sugjeruar nga virolog në Itali. Ai shton se gjërat janë mbyllur me paqe, duke lënë anash zënkat dhe keqkuptimet.
Pse u larguat nga Partizani?
Situata është e thjeshtë, ne kemi arritur një marrëveshje me mirëkuptim për tu larguar, nuk ishte një shkarkim. Arsyet e këtij largimi janë të thjeshta, sipas mendimit tim kushtet për garantimin e sigurisë kishin dështuar. Unë nuk po flas vetëm për sigurinë time ose bashkëpunëtorët e mi, është një diskutim më i përgjithshëm që shqetëson të gjithë personat e përfshirë ose të lidhur me ekipin, seancat stërvitore dhe ndeshjet.
Çfarë ka ndodhur ditët e fundit?
Në ditët e kaluara ishin shfaqur 2 raste pozitive brenda grupit të ekipit. Për këtë arsye unë kërkova nga klubi që të bënte testet e të gjithëve para stërvitjeve. Të enjten 9 rezultatet ende nuk kishin mbërritur, por klubi akoma na kërkonte që të stërviteshim duke parë derbin me Tirana të nesërmen. U thashë jo sepse ishte një situatë që nuk duhej marrë lehtë, me moral dhe etikë nuk mund të merrja këtë lloj përgjegjësie ndaj ekipit.Lojtarët ende stërviteshin , tamponët vetëm më vonë thanë që kishte 3 lojtarë të tjerë pozitivë në ekip. Për mua situata nuk ishte më e përshtatshme. Sporti në disa raste vihet në plan të dytë.
Pas rasteve të para unë fola me një virolog në Itali dhe më tha që të ndaloja menjëherë gjithçka. Unë u izolova nga e mërkura, por askush nuk ma imponoi këtë. Unë nuk mendoja të shkoja më në stërvitje dhe jo më të paraqitesha në ndeshje.
Keqkuptime me klubin…?
Për ata ishte gjithçka normale. Edhe federata dha dritën jeshile për ndeshjen pavarësisht gjithçkaje. Unë thashë që nuk do ta përgatisja ndeshjen dhe se kisha marrë vendimin që të mos dërgoja shumë njerëz atje ku kishte rrezik. Detyra e një trajneri në situata të tilla delikate shkon përtej fushës. Nga atje u ulëm me klubin dhe arritëm në zgjidhje konsensuale. Unë nuk kam interes për polemika ose luftëra me klubin, kështu që ne zgjodhëm këtë rrugë të ndarjes miqësore.”- pohon Sormani.