
Kukësi pret të enjten në shtëpi Teutën, në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Duke parë që gjërat në kampionat janë vështirësuar, fitimi i këtij trofeu shihet si rruga vetme për të shpëtuar sezonin. Në një intervistë për RTSH SPORT, zëvëndëstrajneri i verilindorëve, Rrahman Hallaçi flet për këtë objektiv. Ai mendon se do ishte katastrofale, nëse Kukësi nuk ia del.
''Nuk e çoj nëpër mend që të dështrojmë në Kupë. Do jemi koklartë deri në fund. Të gjithë e meritojnë. Shpresojmë që të arrijmë deri në finale. Gjithë ky investim i madh do ishte kaatstrofë nëse nuk e marrim trofeun në shtëpi. Është ndeshja e parë dhe nuk duhet të pesojmë gol. Një 0-0 do ishte katastrofë në ndeshjen e kthimit.'' - shprehet ai.