
Milan u mposht 0-3 nga Atalanta, në takimin e vlefshëm për Serie A. Menjëherë pas sfidës, për mediet ka folur trajneri i kuqezinjve, Pioli. Ai pranon humbjen, duke pranuar se lojtarët e tij bënë një ndeshje të dobët.
"Atalanta është ekipi i vetëm që nuk kemi mundur të mposhtim, e meritoi fitoren. Na vjen keq për mënyrën se si e morëm golin e parë, pastaj i dyti mbylli ndeshjen. Nuk duhej të ndodhte kështu" - tha Pioli.
Poll