
Roma ka gjetur mbrojtës të ri. skuadra kryeqytetase ka arritur akordin me Palmerias për të marrë shërbimet e Matias Vina. 23-vjeçari luan si mbrojtës qendre, por edhe i majtë dhe do të jetë zëvendësuesi i Spinazolës që pësoi një dëmtim të rëndë me Italinë dhe do të qendrojë jashtë fushave për të paktën 6 muaj.
Roma do të paguajë rreth 11.5 milionë euro te skuadra braziliane plus edhe dy të tjera bonuse, ndërsa Vina do të firmosë deri në 2026. Lajmi është konfirmar nga drejtuesit e Romës gjatë ditës së sotme, ndërsa janë në pritje edhe të Granit Xhakës.
Poll