Bedri Greca e mbylli aventurën e tij me Kastriotin pas rënies së krutanëve nga kategoria. Sulmuesi është një lojtar i lirë në treg dhe në pritje të skuadrës së re. Duket se pritja nuk do të jetë e gjatë pasi lojtari do të jetë pjesë e Llapit për sezonin e ardhshëm, sipas “Futbolli në Shqipëri”.
Për 32-vjeçarin do të jetë një rikthim në Kosovë pasi më parë ka luajtur për Gjilanin dhe Ferronikelin. Interes për të kanë patur edhe skuadra nga Superioria apo Kategoria e Parë si Erzeni, Elbasani dhe Flamurtari por lojtari zgjodhi të rikthehet në Kosovë.
Drejtuesit e Llapit dhe Greca kanë arritur akordin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i klubit për të finalizuar këtë marrëveshje.
Poll