
Ismail Dunga e mbyll me Vllazninë dhe firmos në Japoni me skuadrën Sagan Tosu. Sulmuesi u rikthye në vendin e tij pasi kishte probleme me dokumentacionin, por një gjë e tillë ka shërbyer për shkodranët edhe për merkato. Vllaznia ka shitur lojtarin te skuadra japoneze për një shifër rreth 74 mijë euro dhe në orët në vazhdim pritet të bëhet zyrtarizimi.
Dunga e nisi mjaft mirë sezonin me Vllazninë duke shënuar 4 gola dhe një gjë e tillë ka bindur Sagan Tosu që të blejë kartonin e lojtarit që ishte në kontratë me Vllazninën. Dunga ka firmosur një kontratë mjaft të pasur dhe në këtë skuadër ka luajtur Fernado Torres dhe sulmuesi do të sfidojë lojtar Iniesta në J1 League japoneze.
Poll