Bayern Munich ka fituar garën për yllin e Napolit, Kim Min-jae, me gjigantët e Bundesligas që ranë dakord për kushtet personale me mbrojtësin.
[caption id="attachment_690351" align="alignnone" width="519"] Kim Min-Jae[/caption]
Koreano Jugori ka parë rritjen e vlerës së tij gjatë 12 muajve të fundit, me një lëvizje në Itali të bërë gjatë verës së vitit 2022. Ai u bë fitues i titullit të Serie A sezonin e kaluar dhe gjithashtu mori pjesë në Kupën e Botës në Katar.
Gjigantët e Premierligës, Manchester United, dukej se ishin duke udhëhequr garën për nënshkrimin e mbrojtësin teksa po bënin gati një lëvizje me shpenzime të mëdha, por 26-vjeçari tani duket i destinuar të shkojë në Gjermani. Gazetari mjaft i besueshëm, Fabrizio Romano, raporton se kushtet janë rënë dakord me Bayernin.
Bavarezët thuhet se kanë një kontratë 5-vjeçare gati për Kim në Allianz Arena. Gjithçka që kërkohet tani është që drejtuesit gjermanë të aktivizojnë klauzolën e lirimit që ekziston në kontratën e Kim me Napolin, 50 milionë euro.