Një nga talentet e akademisë së Manchester City-t, Jeremy Wisten është ndarë nga jeta në moshën 17 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez, që shpreh ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të djaloshit. Wistern ka ndërruar jetë dje, teksa ende nuk mësohen rrethanat.
Lojtari ishte bashkuar me Cityn në vitin 2016, teksa shihej si një lojtar premtues për të ardhmen në futbollin anglez. “Familja Manchester City ka mësuar me trishtim lajmin për vdekjen e ish-lojtarit të akademisë, Jeremy Wisten. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë me ju në këtë kohë të vështirë”, thuhet në komunikatën e City-t.