Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E kishte parandjerë golin ndaj Partizanit, Batha ka falenderime për të gjithë: Ju tregoj bisedën me shokët e skuadrës dje, kam respeket për çdo tifozeri

Shkruar nga NEWSPORT
E kishte parandjerë golin ndaj Partizanit, Batha ka falenderime për

Idriz Batha ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Autori I golit të parë në fitoren 1-2 të Tiranës ndaj Partizanit. Në fund të ndeshjes për "Supersport", mesfushori u shpreh se e ndjente që do të shënonte sot.

"Nuk e di të them çfarë ndryshoi, por në derbi të gjtihë lojtarët që futen japing maksimumin. Në këto ndeshje nuk ka nevojë për motivim, por për taktik ka pak nevojë dhe të ndihmosh shokët e skuadrës.

Goli? "Ndihem mirë, mbrëm ishim me shokët në dhomë dhe u thash që do të jem shqiptari I parë që do të shënoi në stadiumin e ri dhe fatmirësisht ia arrita të shënoi dhe të fitonim. Nuk e kam vënë re që kam qenë gjaknxehtë pasi në fushë e shikoja veten të nxehtë, por edhe mosha dhe eksperienca që bën të vetën. Pjesën e parë bën presion dhe nuk pritëm".

Ndjesia e golit? "Ishte një ndjenj e bukur pasi ishim edhe në krahët e tifozëve. E nuhata dhe pak Torasën pasi kam luajtur me Torasën pasi e dija se ku do të krosonte dhe për fat të mirë shënova.

Në momentin që shënova nuk I mendova tifozët e Partizanit, por unë I respektoj të gjithë tifozërit ku kam luajtur dhe nuk bëj asgjë për të ofenduar tifozët.

Skuadra ka nevojë gjithmonë për trajner, por edhe Egbo është një trajner. Në derbi nuk ka shumë nevojë për motivim. Meritë kanë edhe Ahmataj. Falenderoj për mesazhin dhe profesor Memën".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga