
Arjel Muçollari mund të jetë i larguari i radhës për ekipin e Flamurtarit. Mbrojtësi 19 vjeçar ka të gjitha cilësitë e duhura dhe veç fizikut 1.87 metra të gjatë, sezonin e shkuar zhvilloi 31 ndeshje me kuqezinjtë në Superligë, duke realizuar edhe një gol.
Lojtari aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë në rolin e shkatërruesit. Në Vlorë shpresojnë që lojtari të qëndrojë, teksa ofertat nuk mungojnë. Bllokimi i merkatos te kuqezinjtë bëri që drejtuesit t'u besonin të rinjve, me Muçollarin që u dallua mbi të tjerët. Me gjasë vlonjati do të largohet qysh në janar, pasi ofertat në merkato nuk mungojnë nga klubet e Elitës.
Poll