
Bayer Leverkusen ka një "thesar" në gjirin e skuadrës. Bëhet fjalë për Kai Havertz, 20 vjeçarin gjerman që po befason këtë sezon në Bundesligë. Mesfushori me tipare sulmuese është vendosur në shënjestrën e shumë klubeve "big" të Europës. City, United dhe Tottenham janë vetëm tre nga klubet e ishullit që kanë shprehur interes për talentin e aspirinave. Interes për të ka shprehur edhe Inter, PSG apo Reali i Madridit.
Nisur nga kërkesat e shumta, Leverkusen ka tentuar të "mbrohet", teksa i ka vendosur një çmim të "çmendur" kartonit të 20 vjeçarit. Kusho që dëshiron ta ketë Havertz në ekip, duhet të derdhë në arkat e gjermanëve plot 98 milion euro, shumë e madhe nëse mendon moshën e re të lojtarit. Havertz është titullar i padiskutuar këtë sezon, teksa numëron 12 ndeshje mes kampionatit, kupës dhe Ligës së kampionëve. Politika e re që klubi gjerman po ndjek me talentet, duket se është duke dhënë frytet e duhura.