Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"E dua...", Taulant Seferi shpreh publikisht ndjenjat e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Taulant Seferi duket se ka marrë rolin e liderit te Tirana. Në një moment mjaft të vështirë të kampionëve të Shqipërisë pas humbjes 1-0 kundër Zrinjskit, është sulmuesi bardheblu që ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shfaqet mjaft i motivuar, ndërsa shkruan se është i dashuruar me klubin, qytetin dhe ngjyrat që përfaqëson.

Në sezonin e tij të dytë te Tirana, 25-vjeçari kërkon të ngrejë moralin në skuadër para një sfide delikate si ajo në transfertën boshnjake. "E dua këtë klub, qytet dhe këto ngjyra", shkruan ai në diçiturën e fotos së postuar në Instagramin e vet. Kujtojmë që Tirana do të luajë të enjten kundër Zrinjskit në transfertë, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Postimi i Seferit



Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga