
Federata Shqiptare e Futbollit do të përfitojë 60 mijë euro për transmetimin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë në TVSH. Burime për newsport.al bëjnë me dije që FSHF-ja do të arkëtojë në arkat e saj këtë shumë, por që pritet të shpërndahet në klubet e Kategorisë së Parë.
Kategoria e Parë përbëhet nga 20 ekipe. Rrjedhimisht secili ekip do të përfitojë nga tre mijë euro nga FSHF-ja për të drejtën televizive. Siç u bë me dije ditën e djeshme, TVSH-ja në këtë sezon të ri futbollistik do të transmetojë ndeshjet e Kategorisë së Parë.
Poll