
Hygerta Sako është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit.
Ajo merr shpesh vëmendjen e shtypit rozë edhe për shkak të pamjes së saj, teksa cilësohet si një ndër femrat shqiptare më të bukura.
Prej kohësh Hygerta është divorcuar nga bashkëshori, me të cilin ka dhe një vajzë të quajtur Ana.
E ftuar në 'Thumb', Sako ka rrëfyer një episod me të bijën, e cila i kishte kërkuar të ëmës t'i shpjegonte ç'do të thotë romancë.
'Ja shpjegova, kur dy njerëz duhen shumë, dashuria është në maksimum... 'E kuptova', më tha. 'Ti ke romancë me selfien dhe me gjumin'', ka treguar Hygerta duke qeshur.
Poll