Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

E DHIMBSHME/ Lojtari i SKËNDERBEUT vuan nga kanceri, klubi korçar del në njoftim zyrtar dhe bën gjestin e madh (Ç'KA NDODHUR TE BARDHEKUQTË)

Shkruar nga NEWSPORT

Nesër, Skënderbeu do të luajë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të e Superiores.

Para këtij takimi, klubi korçar ka dalë me një njoftim në kanalin zyrtar ku bën me dije që të ardhurat e grumbulluara nga biletat do të shkojnë në ndihmë të lojtarit Dorian Tahirllari.

Ky i fundit është vetëm 17-vjeç dhe është pjesë e skuadrës U-17, por që fatkeqësisht vuan nga sëmundja e rëndë e tumorit. Kësisoj në kanalin zyrtar të klubit bardhekuq shkruhej:

"Të dashur tifozë dhe sportdashës bardhekuq ju informojmë se të ardhurat nga ndeshja e radhës ndaj Tiranës, e cila do të zhvillohet nesër, ora 18:00 do të shkojnë për Dorianin.

Dorian Tahirllari është 17 vjeç dhe pjesë e ekipit Under17. Doriani është diagnostifikuar me Tumor në rruazat kurrizore dhe në stomak.

KF Skënderbeu ka vendosur që të gjitha të ardhurat e mbledhura nga biletat e ndeshjes ndaj Tiranës të shkojnë për kurimin e Dorianit.

Nesër, një arsye më shumë për të qënë i pranishëm në mbështetje të ujqërve", përfundon njoftimi i klubit korçar.

Kujtojmë që ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës do të zhvillohet në orën 18:00.

Njoftimi i klubit korcar
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga