Zinedine Zidane së shpejti mund të jetë një trajner i Chelsea-s, pasi orët e Maurizio Sarrit kanë filluar të numërohen mbrapsht në "Stamford Bridge", raporton "The Sun Football".
Menjëherë kanë filluar edhe analizat në lidhje me skuadrën që do të donte të kishte në dispozicion ish-trajneri i Real Madrid, që në total mund të shkojë deri në 200 milionë stërlina.
Në majën e sulmit nuk preferohet Higuain, por Mauro Icardi, ndërsa në mesfushë Isco. Koulibaly i Napolit në qendër të mbrojtes, ndërsa Allex Telles në të majtë të saj. Gjithçka mbetet për t'u parë nëse diçka do të ndodhë.
Kujtojmë që në 2 vite e gjysmë në Madrid, Zinedine Zidane arriti që me Real Madridin të fitojë 9 trofe, ku mes tyre padyshim që janë 3 titujt radhazi në Champions League, duke u bërë kështu trajneri i parë në historinë e futbollit që e bën diçka të tillë.
