Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E bujshme/ Dy vellezërit shqiptarë në një ekip në Itali, "luftë" nga klubi për përfitimin e shërbimeve

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Dy vellezërit shqiptarë në një ekip në

 

Surprizat fill pas nisjes së Viti të Ri, nuk kanë të sosur. Këtë herë bëhet fjalë për familjen Ajeti, ku Arlind Ajeti dhe Albian Ajeti shumë shpejt mund të bashkohen në ekipin e Spal në Seria B në Itali.

Pas kalimit të Arlind Ajetit nga Torino te Spal, drejtuesit e klubi kanë shfaqur interes dhe për vëllain e tij, Albianin, i cili i cili gjatë këtij sezoni u huazua nga gjermanët e Augsburgut te zviceranët e St. Gallenit, shihet si një përforcim shumë i rëndësishëm për sulmin, duke parë formën mjaft të mirë të lojtarit në Zvicër.

Mediat lokale në Ferrara, qyteti i skuadrës së Spal, kanë bërë me dije se Arlind Ajeti është një nga 3 emrat me eksperiencë të konsideruar për përforcimin e qendërmbrojtjes së ekipit që këtë vit u ngjit në Serinë B dhe tashmë është seriozisht në garë për t’u ngjitur edhe në Serinë A.

Pengesa e vetme e afrimit të Arlind Ajetit mund të jetë ana financiare, pasi Torino nuk do heqë dorë nga mbrojtësi pa përfituar gjë.

Ndërkohë që për transferimin e Albianit, flitet se do të bëhet në bashkëpunim me një skuadër të Serisë A, e cila do të blejë kartonin e futbollistit dhe do ta huazojë më pas te Spal.

[gallery size="full" ids="70186" orderby="rand"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga