
Sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë Valdrin Mustafi është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Hannover 96. 20-vjeçari e ka mbyllur kontratën me Kaiserslauternin dhe tashmë ka mundësinë të aktivizohet në Bundesligën gjermane.
Futbollisti i ka dhënë lamtumirën Kaiserslauternit duke pritur me padurim nisjen e aventurës së re si futbollist profesionist.
"Pas 4 vjetësh në fanellën e 'djajve të kuq' (Kaiserslautern) vendosa të pranoj një sfidë të re. 4 vite te Kaiserslautern më kanë formuar personalisht si një lojtar dhe si një person dhe kam pasur mundësi që të rritem më shumë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët, trajnerët, shokët dhe të gjithë ata me të cilët kam punuar. Faleminderit që më keni përkrahur dhe shoqëruar në këtë rrugë".
Ai ka shënuar 7 gola në 13 ndeshje në kategorinë e pestë të futbollit gjerman. Mustafi përfaqëson në rang ndërkombëtar Shqipërinë, më saktësisht 21-vjeçarët kuqezi duke zhvilluar 6 takime.
Sulmuesi i bashkohet një tjetër ylli shqiptar Milot Rashicës, që po lë gjurmë në Bundesligë me Werder Bremenin.