
Atalantës së Etrit Berishës mund t'i bashkohet futbollisti i njohur shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës Blerim Xhemaili. "Sport Mediaset" thekson se klubi nga Bergamo e shikon veteranin shqiptar si zëvendësuesin ideal të kroatit Mario Pasalic, i cili kërkon medoemos largimin nga Atalanta për shkak të hapësirave të pakta që ka patur këtë sezon me ekipin e drejtuar nga Gian Piero Gasperini.
Nëse Atalanta do të arrijë të bindë Xhemailin, kjo do të ishte eksperienca e gjashtë në futbollin elitar italian pasi 32-vjeçari ka veshur fanelat e Torinos, Napolit, Parmës, Genoas dhe Bolonjës.
Poll