
Tashmë merkato e dimrit ka disa ditë që ka nisur dhe shumë skuadra shqiptare apo dhe të huaja ka nisur tratativat për lojtarë të ndryshëm. Kështu ka ndodhur edhe me sulmuesin e Kombëtares, Sokol Çikalleshin i cili ka marrë një ofertë të majme nga Shakthar Donjesk. Por, sipas Syri.net, ai e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka kërkuar një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon.
Kjo nuk është pranuar nga skuadra ukrainase dhe sulmuesi kavajas vijon të jetë pjesë e Bashaksehirit në Turqi. Kujtojmë që Çikalleshi me Bashaksehirin paguhet 650 mijë euro në sezon dhe oferta prej 1 milionë euro nuk e ka tunduar bomberin e sulmit kuqezi.
Poll