
Te Juventus, Paul Pogba u bë një yll me vlerë 100 milionë euro. Agjenti Mino Raiola, kur po luhej Milan-Juve dha një intervistë ku foli pikërisht për të ardhmen e francezit: ''Pogba nuk e kishte menduar ndonjëherë rikthimin te Juventus. Ai dëshiron të garojë në nivele të larta ''. Fjalët e tij të lënë përshtypjen se diçka do ndodhë në verë, por se çfarë nuk dihet.
Largimi nga Manchesteri duket një ide e mirë duke parë se klubi anglez ka rënë shumë në nivel. Me fitimin e Premier Ligë që është larg, Champions është një mirazh, Pogba po mendon seriozisht largimin. Në Spanjë kërkohet nga Real Madrid, por për të zbuluar të ardhen e Pogbasë na duhet të presim.
Poll