Në ditën e sotme pritej të mbahej një takim mes agjentit të futbollistit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj, Mario Guiffredi, dhe përfaqësuesve të klubit italian të Napolit për të vendosur mbi rinovimin e kontratës së mbrojtësit me nënkampionët e Italisë, por gjitçka është frenuar.

Hysaj me shiritin e kapitenit të kombëtares
Sipas portalit “alfredopedulla.com”, agjenti italian është sëmurur dhe ka qënë i pamundur për të realizuar takimin që do të vendosë shumë për të ardhmen e kapitenit të ardhshëm të kuqezinjve, i cili gjithashtu është një nga titullarët e padiskutueshëm të Mauricio Sarrit.
Takimi është shtyrë për një moment tjetër, dhe më pas gjithccka do të sqarohet mbi të ardhmen e Hysajt.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.