
Felipe Caicedo nuk do largohet nga Lazio këtë merkato. Gjithçka është konfirmuar nga trajneri i kryeqytetasve, Inzaghi. Ai ka folur pas fitores 0-2 ndaj Parmës, teksa shprehet: Jam i lumtur që ai do vijojë të jetë pjesë e jona.
32 vjeçari u përfol për një largim, pas afrimit në ekip të Vedat Muriqit. Gjithsesi, përformancat e fundit të sulmuesit ekuadorian dhe golat e tij kanë bindur një herë e mirë. Kështu, ai është jashtë merkatos.
Poll