
Trajneri I Juventus, Andrea Pirlo ka dalë sot para mediave ku ka folur për ndeshjen që bardhezinjtë zhvillojnë nesër me Sampdorian (20:45) në Serie A. Numri një I stoli bardhezi ka treguar se Dybala dhe De Ligt janë të dëmtuar, me hollandezin që do I duhet më tepër kohë për rikuperim.
Ish-mesfushori ka cekur edhe temën e largimit të Higuain, ku për të parën herë ka rrëfyer se argjentinasi ka dashur të largohet vetë nga bardhezinjtë.
"Është shkruar se Higuain u largua nga ne, por rrugët u ndanë nga të dyja palët. Ai ka komunikuar dëshirën e tij për t'u larguar drejt një kampionati larg Europës dhe shpejt kemi gjetur gjuhën e përbashkët. Khedira nuk është stërvitur me ne prej dëmtimit. Dybala kthehet shpejt ndërsa De Ligt do më shumë kohë të rikuperohet", tha mes të tjerash italiani.