
Sulmuesi i Inter Alexis Sanchez është duke u shtyrë nga Inter për të ndërprerë bashkëpunimin, pasi kështu do i hapej rruga për të zyrtarizuar Dybalan.
Kilienit i ka mbetur 1 vit kontratë dhe interesimi për të nuk mungon. Konkretisht janë Sevilla dhe Villareal nga Spanja, që do dëshironin shërbimet e sulmuesit, megjithatë Sanchez mesa duket e ka marrë personale me klubin zikaltër pasi i ka refuzuar këto klube raporton Libero.
Kështu Inter do detyrohej që të ndërpriste bashkëpunimin me lojtarin në parametra zero dhe 33- vjeçari mund ta zgjidhte i lirë destinacionin e ardhshëm.
Poll