
Interi ka nisur të mendojë që tani për sezonin e ri. Trajneri Antonio Conte ka kërkuar dy goditje të rëndësishme në mesfushë për të qenë kokurrent me Juventusin, por gjithashtu edhe në Europë.
Dy ermat që po ndiqen me kujdes janë Sandro Tonali, talenti i Breschias dhe Arturo Vidal, një dëshirë e vjetër e teknikut zikaltër. Mesfushori kilian mund të përfshihet në negociatat për Lautaro Martinez, ndërsa për Tonalin, zikaltërit janë gati të paguajnë 40 milionë euro.
Por të arritur te këta dy lojtarë, Interi duhet të sakrifikojë plotë 3 lojtarë. I pari është Borja Valero, një mes Vecionos dhe Gagliardinit dhe Nanningolan që në fund të sezonit rikthehet në Milano.
Belgu ka të njëjta karakteristika si Vidal e në rast se mesfushori i Barcelonës nuk do të firmosë, Conte po mendon t’i japi një shans belgut.